Chelsea kanë besimin se mund ta transferojnë Kai Havertz

Pas Timo Werner, një tjetër lojtar gjerman po lidhet me transferimin e mundshëm në Premierligë.

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, është lojtari i cili po lidhet me kalimin te Chelsea dhe ‘Blutë’ janë gati të bëjnë shumë për kartonin e tij.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Chelsea kanë besimin se mund të transferojnë Kai Havertz, edhe nëse ata dështojnë kualifikimin për Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

‘Aspirinat’ nga ‘Bay Arena’ nuk kanë caktuar akoma çmimin e kartonin të lojtarit, por londinezët besojnë se mund të arrijnë marrëveshje.

Thuhet se Chelsea pas transferimit të Havertz do të kthejnë vëmendjen kah Nicolas Tagliafico (mbrojtës krahu) dhe Declan Rice (mesfushor), me Frank Lampard që synon përforcime në mbrojtje. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close