Josep Maria Bartomeu, njeriu në krye të skuadrës së Barcelonës, ka dhënë disa komente të cilat tifozët e Barcelonës do të jenë të lumtur t’i dëgjojnë.

Bartomeu ka folur lidhur me të ardhmen e Lionel Messi, pasi ky i fundit lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Bartomeu është shprehur i bindur se argjentinasi do të vazhdojë kontratën e tij me skuadrën ku ka kaluar gjithë karrierën.
“Messi ka thënë në shumë raste se dëshiron të pensionohet këtu dhe unë nuk kam dyshime se ai do të rinovojë”, ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.
“Kam raporte të mira me të, siç kam me të gjithë kapitenët”, ka shtuar presidenti i Barcelonës.
Inter është skuadra që lidhet me Lionel Messi, por gjasat janë vërtetë të vogla që argjentinasi të largohet nga ‘Camp Nou’.

