Sonte, katër grupe të Champions League mbyllin sfidat midis tyre dhe përcaktojnë rrugën e mëtejshme të tyre sipas renditjes. Në shumicën prej këtyre katër grupeve, situata është e qartësuar, sa i përket dy skuadrave që do të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt, por jo edhe në grupin D, atu ku të gjitha rivalet, Tottenhami, Sportingu, Eintracht Frankfurti dhe Marseille, kanë mundësi të barabarta për të vazhduar tutje.

Tottenhami e kryeson grupin me 8 pikë, i ndjekur nga Sportingu dhe Frankfurti me nga 7 kurse Marseille ka 6 pikë në vendin e katërt. Sonte ballafaqohen Marseille me Tottenhamin dhe Sportingu me gjermanët e Eintacht Frankfurt.
Në grupin C do të zhvillohet sfida ndërmjet Bayern Munich dhe Interi, me të dy skuadrat që tashmë kanë siguruar kalimin tutje, kurse një sfidë tjetër interesante do të zhvillohet në grupin A ndërmjet Liverpoolit dhe Napolit, që po ashtu kanë siguruar vazhdimin për në fazën 1/16 të kësaj gare, por pritet vetëm të mësohesh renditja e grupit.
Këto janë të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme:


