Skuadra e volejbollit, Liria e Zherovjanit ka fituar me rezultar 3:2 ndeshjen ndaj Shtipit të zhvilluar në palestrën e UT-së në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të volejbollit të meshkujve në Maqedoninë e Veriut. Ndeshja ishte shumë dramatike dhe me kthehsa të shumta që zgjati plot pesë sete ndërsa në fund fati ishte në anën e ekipit vendas të cilët fituan në sete 20-25, 28-26, 18:25, 25:20 dhe 15-13. Për ekipin Liria të Zherovjanit ishte kjo fitorja e dytë kampionale pas asaj ndaj Universitetit të Tetoves në xhiron e parë të sezonit. Xhiroja e tretë e kampionatit do të kompletohet sonte me ndeshjen Universiteti i Tetovës – Libero , që luhet në sallën sportive të UT-së me fillim në orën 20:00.


