Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar kalendarin për sezonin e ri 2026/27 në Ligën e Parë të Futbollit vendor.

Kampionati elitar do të nisë më 25 korrik me ndeshjet e xhiros së parë. Në këtë xhiro, Shkëndija do të përballet me skuadrën e Skopjes, Vardari do të pret Bregallnicën, Struga do ta nis sezonin me debutuesit e Shkëndijës së Haraçinës, Bashkimi do të jetë mysafirë i Sileksit, ndërsa Arsimi do të luajë në transfertë me Tikveshin në Kavadar.
Derbi i parë i madh ndërmjet kampionit dhe nënkampionit do të zhvillohet në xhiron e tetë, më 19 ose 20 shtator, kur Shkëndija do të pret Vardarin në Tetovë./Sportmania/
.


