Pas një sezoni historik dhe inkuadrimit në Ligën e Parë, si dhe konsolidimit të strukturave drejtuese të klubit, Shkëndija e Haraçinës ka nisur hapin e parë drejt edicionit të ri duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Berat Imeri.

Klubi konfirmon se marrëveshja e re me profesor Imerin është arritur me dakordim të plotë, duke vazhduar kështu projektin e nisur që solli rezultate të rëndësishme dhe progres të dukshëm në skuadër.
Nën drejtimin e tij, Shkëndija e Haraçinës ka kaluar një periudhë suksesi dhe stabiliteti, duke ndërtuar një identitet të qartë loje dhe duke arritur objektiva të rëndësishëm sportivë.
Me këtë vendim, klubi synon vazhdimësi, stabilitet dhe përgatitje sa më të mirë për sfidat e Ligës së Parë.

