Çellsi është duke kërkuar transferimin e një portieri në afatin kalimtar të janarit. Përkundër që kanë disa portierë në radhët e veta, skuadra londineze synon ta përforcojë edhe më shumë portën. Sipas ‘Bild’, blutë po punojnë intensivisht për transferimin e portierit zviceran Gregor Kobel i cili prej disa vitesh po shkëlqen me Borussia Dortmundin.

Kontrata e portierit në Dortmund u zgjat në tetor 2023 deri në 2028 dhe nuk përmban një klauzolë largimi. Mbetet për t’u parë nëse destinacioni do të jetë “Stemford Brixh”, pasi Dortmund e vlerëson shumë yllin e tyre. Dortmundi mund ta lejoj largimin e zviceranit vetëm nëse ka një ofertë mbi 40 milionë eurove.
Aktualisht te Çelli janë portierët si Robert Sançez dhe Filip Jorgensen, derisa londinezët ka në huazuar portierë të tjerë si Gjorgje Petroviç (RC Strasbourg), Kepa Arrizabalaga (AFC Bournemouth), Majk Penders (KRC Genk) dhe Gabriel Slonina (FC Barnslej).

