Mesfushori gjerman, i cili aktualisht luan me Borussia Dortmund, ka dhënë komentet e tij mbi trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Can ka luajtur nën urdhrat e Klopp gjatë kohës kur ishte pjesë e Liverpool, derisa u largua në drejtim të Juventus.
Për trajnerin Klopp, lojtari gjerman ka vetëm komente pozitive. Ai thotë se Klopp jep gjithçka për lojtarët e tij.
“Gjithkush e njeh atë, e di se ai është njeri i mirë. Ai është ashtu siç është, ai jep gjithçka për lojtarët e tij”, ka thënë Can për Klopp, transmeton lajmi.net.
“Për atë, gjëra njerëzore kanë rëndësi, dhe kjo është e mrekullueshme. Futbolli është i rëndësishëm për të, por familja para së gjithash”, ka bërë të ditur anëtari i kombëtares së Gjermanisë.
Can nuk rinovonte me Liverpool, dhe nuk vazhdoi aventurën e tij nën urdhrat e Klopp, duke u larguar drejt Juventus, në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/

