Asi i Manchester United, Bruno Fernandes, ka zbuluar se kush ka qenë lojtari që ka inspiruar atë për të prekur majat e futbollit.

Portuezi ka folur për ikonën e Barcelonës, Andres Iniesta, duke mos fshehur aspak admirimin për spanjollin.
“Lojtari që më pëlqente ta shihja ishte Iniesta, sepse ai është përzierje e ‘8’ dhe ’10’. Është një rrugë në të cilën mund të luaj më mirë, ajo mes ‘8’ dhe ‘10’”, ka thënë Bruno, transmeton lajmi.net.
“Për mua, ishte impresive mënyra se si Iniesta përfundoi karrierën pa ‘Topin e Artë’. Me gjithçka që ka fituar, është e vështirë ta kuptosh”, ka shtuar portugezi.
Që nga transferimi i tij nga Sporting Lisbona, Bruno Fernandes ka shkëlqyer me Manchester United, duke u kthyer në një nga lojtarët më të pëlqyer në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/

