Cake: “Struga mbetet e dashur për mua, por me Shkëndijën dua fitore”

Të shtunën në Strugë luhet derbi i xhiros së 15-të, ndoshta edhe gjysmësezonit vjeshtor në elitën e futbollit vendor. Kjo nga fakti se përballen mes veti dy ekipet e para në renditje, Struga Trim&Lum dhe Shkëndija. 27 pikë kanë struganët dhe 3 më pak kuqezinjtë tetovarë.

Ndeshja do të jetë e veçantë për mbrojtësin nga Tirana, Klisman Cake, i cili te Shkëndija erdhi pikërisht nga Struga Trim&Lum. Mbrojtësi flet me respekt për ish-skuadrën e tij, por si profesionist kërkon sukses maksimal me ekipin aktual Shkëndijën.

Kam kaluar periudhë të bukur në Strugë dhe përgjithmonë mbetem i lidhur me këtë qytet. Çdo pauzë e shfrytëzoj për vizitë pasi atje kam shumë miq. Por kur të fillojë ndeshja, gjithçka kalon në plan të dytë dhe gjithë vëmendja është për të fituar ndeshjen. Struga ka ecur mirë deri tani dhe ne luajmë për të kapur vendin e parë. Bukur të shohësh dy ekipet në kreun e renditjes, por ne jemi Shkëndija, respektojmë Strugën shumë, por duam titullin kampion dhe në krye na çojnë vetëm fitoret. Në Strugë shkojmë për tre pikë dhe do të japim maksimumin për të realizuar objektivin”, është shprehur Klisman Cake në një prononcim për gazetën Koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close