
Hendbollistet e Çairit kanë regjistruar edhe fitoren e gjashtë në fazën play-off të Super Ligës së Femrave, duke triumfuar me rezultat 32-27 ndaj WHC Astibo nga Shtipi.
Skuadra shkupjane dominoi ndeshjen që në minutat e para, duke krijuar një seri prej shtatë golash dhe duke kaluar në epërsi 9-2, çka bëri që fati i takimit të ishte pothuajse i vendosur. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 19-10, ndërsa në vazhdim Çairi menaxhoi avantazhin duke i dhënë hapësirë edhe lojtareve të reja nga akademia e klubit.
Një tjetër fitore e rëndësishme për Çairin, që vazhdon rrugëtimin me ambicie të mëdha!