Çairi fiton derbin me Kumanovën

Hendbollistet e Çairit kanë marrë fitore në derbin me Kumanovën me rezultatin 32:29 të zhvilluar pasditën e sotme në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e femrave. Pjesën e parë Çairi e mbylli në epërsi 15:13, ndërsa në fraksionin e dytë e vazhdoi të njejtin ritëm, duke vulosur në fund triumfin në këtë derbi.

Më efektive në ekipin fitues ishte Teodora Gulicoska me nëntë gola, ndërsa të njejtën shifër të golave e arriti edhe Almeida Kosta për Kumanovën.

Për Kumanovën kjo është disfata e dytë që e pëson në sezonin e ri, pasi në xhiron e parë u mposht edhe nga Vardari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close