Bunjamin Shabani: Nuk kemi të lënduar, të gjithë do të japim maksimumin për fitore 

Vëmendja e xhiros së 22-të është në Strugë, aty ku liderët aktual të këtij sezoni do të përballen me kampionët në fuqi, Shkupi në luftën direkte për kreun e tabelës. 

Për këtë sfidë ka folur kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani. 

“Deri tani gjithçka ka shkuar mirë me përgatitjet për ndeshjen derbi me FC Shkupin. Gëzon edhe fakti që nuk kemi lëndime. Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës, ashtu që besoj se të gatshëm e presim këtë super përballje. Besoj se secili prej nesh do bëjë maksimumin që skuadra në fund të arrijë te fitorja. Me trajnerin e ri të gjithë lojtarët kanë dhënë më të mirën në stërvitje, vetëm e vetëm që të tregohen para tij, ashtu që secili prej nesh që do të marrë besimin e trajnerit Duro, besoj se do të jap më të mirën dhe do ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit”, ka thënë Bunjamin Shabani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close