Broja rikthehet te Chelsea, lamtumira emocionuese nga Southampton

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të merkatos së kësaj vere. Talenti i kombëtares shqiptare kërkohet nga disa klube në Premier League dhe nga Napoli në Seria A.

Pas një viti huazim me Southampton, ku shënoi 9 gola, sulmuesi shqiptar do të rikthehet te Chelsea, të paktën për fazën përgatitore parasezonale. Vetë Broja, përmes rrjeteve sociale ka shkruar ditën e sotme.

“Unë thjesht dua të filloj duke thënë se çfarë sezoni i mrekullueshëm ishte për muadhe familjen time personalisht. Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por kisha pas vetes familje dhe njerëz të mrekullueshëm që më ndihmuan t’i kaloja pengesat.

Dua të them gjithashtu një faleminderit të madhe për Southampton dhe fansat e mrekullueshëm që më mbështetën dhe kishin besim tek unë që të tregoja atë që mund të bëj. Unë e vlerësoj të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguat për mua dhe ekipin. Së fundi dua t’ju them shumë faleminderit bashkëlojtarëve, djemve që më mësuat kaq shumë këtë vit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close