Broja në tribunë, Chelsea përfiton 4 milionë £ që nuk i do

Armando Broja është një tjetër emër që do t’i shtohet listës së huazimeve katastrofike të
organizuara nga Chelsea këtë sezon.


Lojtari nuk e ka parë fushën kur u transferua te Fulham në janar, dhe sot nuk ka qenë pjesë as
e skuadrës në ndeshjen kundër Tottenham. Trajneri Marco Silva ka thënë se ishte një “vendim
teknik” për ta lënë jashtë sulmuesin shqiptar.


Matematikisht, ai tani nuk mund të luajë 10 ndeshje si titullar me Fulham-in, dhe kjo do të
thotë se ata duhet t’i paguajnë Chelsea një klauzolë dëmshpërblimi prej 4 milionë £, sipas
kushteve të marrëveshjes së huazimit.


Armando thjesht dëshiron të luajë, por karriera e tij vazhdon të shkojë në rrugën e gabuar pas
dëmtimit në 2022-shin. E ardhmja e tij është shumë e pasigurt tani.

4 milionë £ është vetëm kompensim – kjo nuk duhet të shihet si pozitive nga askush.

Nëse
Broja do të luante dhe shënonte edhe pa shumë vazhdimësi, do ta kishte rritur vlerën.
Në të kundërt, ka të ngjarë që vlera e tij të bjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close