Bojan Miovski firmos me Aberdeen në Skoci

Reprezentuesi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Bojan Miovski transferohet në elitën e futbollit skocez, ku firmos me ekipin e Aberdinit. Sulmuesi 22 vjeçar ka firmosur kontratë katër vjeçare me Aberdeen, ku transferohet nga ekipi hungarez, MTK. Te këta të fundit në sezonin e posapërfunduar, Miovski shënoi 9 gola në 22 ndeshje, duke tërhequr vëmendje të më shumë klubeve që shfaqën interes për shërbimet e tij. Ndryshe në vendin tonë skuadra e Aberdeen u bë më e njohur në vitin 2015 kur në eliminatoret e UEFA Europa League u përballën me Shkëndijën e Tetovës dhe në dy ndeshje me barazime 1:1 dhe 0:0, skocezët avansuan më tej falë epërsisë së golit të shënuar në terren mysafir.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close