
KF Shkëndija Haraçinë 77 vazhdon të përforcohet në këtë merkato verore, duke angazhuar futbollistë të rinj në drejtim të kompletimit të ekipit në pozitat ku ka nevojë.
Në këtë drejtim, Shkëndija e Haraçinës ka prezantuar Betim Isenin si futbollistin më të ri në ekip. Iseni vjen nga radhët e Arsimi të Çegranit, teksa bëhet fjalë për mesfushorë të ri e të talentuar që është rritur tek akademija e FC Shkupi.
Kujtojmë që deri më tash, Shkëndija e Haraçinës ka siguruar nënshkrimin e Blerim Mustafës, Muaz Salihit, Shuajt Alitit, Burhan Mustafës si dhe Adem Saitit.