Struga – Shkëndija është derbi i xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor.

Para kësaj sfide nga tabori i kampionëve ka folur Besmir Bojlu.
“Jemi të vetëdijshëm se përballemi me një skuadër shumë kualitative, siç është Shkëndija, mirëpo Struga Trim Lum akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit…” – u shpreh fillimisht Besmir Bojku.
Ai pranoi se Struga ndodhet në një minikrizë, pas tre disfatave të njëpasnjëshme në pranverë.
“E vërtetë është se ndodhemi të themi në një mini krizë, por ndeshja e nesërme kundër Shkëndijës, është pikërisht momenti më i mirë për të dalë nga kjo krizë e rezultateve” – thotë Bojku.

