Besir Demiri pas ndeshjes: Kemi edhe 90-të minuta!

Futbollisti i Shkupit, Besir Demiri, ka vlerësuar se asgjë nuk ka përfunduar me ndeshjen e parë ndaj Ballkanit.

“Kjo është vetëm pjesa e parë. Kemi edhe 90 minuta. Shpresojmë në paraqitje më të mirë, të mos i bëjmë gabimet që i kishim këtu, sidomos te pranimi i golave”, ka thënë Demiri, që u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë te Shkupi.

“E prisnim që ndeshja të jetë e vështirë, pasi në plejof nuk ka kundërshtarë të lehtë. Do të shkojmë për fitore. Jam i kënaqur që atmosfera ishte shumë e mirë, nuk kishte asnjë problem te tifozët”, ka shtuar Demiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close