Besir Demiri merr vëmendjen e xhiros së 17-të në elitë

Besir Demiri si në kohërat e vjetra. Futbollisti shkupjan është shfaqur protagonist në xhiron e fundit të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku për Rabotniçkin e tij shënoi një supergol kundër Brerës në Strumicë. Besir Demiri ka marrë vëmendjen e kësaj xhiroje, duke u përfshirë në të gjitha formacionet më të mira nga mediumet sportive dhe madje duke marrë edhe epitetin e më të mirit të xhiros së 17-të. Besir Demiri shënoi golin e dytë në fitoren 3:1 të Rabotniçkit ndaj Brerës, duke shënuar në stilin “gërshërë”. Kujtojmë se shkupjani te “romantikët” u transferua në shtator të këtij viti kur u rikthye nga Gjilani, teksa më herët ka laujtur për shumë ekipe të ndryshme të vendit tonë dhe jasht tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close