Besir Alili ka reaguar pas shpalljes së djeshme të sportistëve të vitit 2025 nga qyteti i Shkup, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe jo të bazuar në meritë.

Mundësi shqiptar, i cili që nga viti 2025 renditet i pesti në Evropë, shprehet se pavarësisht rezultateve konkrete në arenën ndërkombëtare dhe sakrificave të vazhdueshme, nuk është marrë parasysh as për një ftesë në këtë event.
Sipas tij, kjo nuk mund të konsiderohet më si “harresë”, por si neglizhencë dhe mungesë respekti ndaj punës dhe arritjeve të sportistëve që përfaqësojnë vendin në nivele të larta.
“Kur rezultatet anashkalohen dhe merita nuk vlerësohet, dëmtohet vetë sporti,” thekson Alili, duke kërkuar përgjigje nga institucionet për mënyrën e përzgjedhjes dhe kriteret që përdoren.
Ai shton se nuk kërkon privilegje, por vetëm drejtësi dhe vlerësim të ndershëm për punën e tij, ndërsa thekson se raste të tilla hapin pikëpyetje serioze mbi atë se çfarë vlerësohet realisht në këto përzgjedhje.

