Bashkimi barazon pa gola me Brerën në Kumanovë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka nisur me xhiron e 26-të në program.

Skuadra e Bashkimit është ndalur me barazim pa gola në duelin e luajtur në Kumanovë kundër Brerës së Strumicës, përderisa në Kavadar, Sileksi mori fitore me rezultat 3:0 përballë Tikveshit. Këto ishin dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje, teksa e njejta vazhdon edhe ditëve në vijim me sfidat tjera.

E mërkura do të sjell duelet Rabotniçki – Shkëndija dhe Pelisteri – Vardari, teksa kjo xhiro mbyllet të enjten me dy ndeshje tjera si Shkupi – Struga dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Arsimi./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close