Gjigandi turk, Beshiktash edhe zyrtarisht e ka regjistruar Besar Guxhufin për sezonin e ri. Futbollisti shkupjan vitin e kaluar u transfera te skuadra e Stambollit nga Bellasica e Strumicës, por duhej të priste derisa ti mbush 18 vjet për tu regjistruar.

Reprezentuesi i të rinjëve ka një kontratë 5 vjeçare me Beshiktashin dhe mund të luajë në të gjitha anët e sulmit. Sipas njoftimeve nga Turqia, Guxhufi në pjesën e parë të këtij sezoni do të nis të luajë për ekipin e dytë të Beshiktashit në mënyrë që të përshtatet sa më shpejt para se të hyjë në ekipin e parë të gjigandit nga Stambolli.

