Besart Ibraimi: Ndaj Arabisë ta konfirmojmë se edhe në kampionatin tonë ka futbollist me potencial për të luajtur për Maqedoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë e përbërë me futbollist të kampionatit vendor, ka nisur përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite që do ta luajë më 22 tetor në Abu Dhabi.

Stërvitjen e parë të sotme në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” e kanë bërë të gjithë futbollistët e thirrur me përjashtim të Darko Vellkovskit. Besart Ibraimi rikthehet sërish në përfaqësuese dhe ka folur për median e federatës.

“Është një ndjenjë e mirë të jesh sërish në fanellën e përfaqësueses. Të gjithë ne këtu duhet ta kuptojmë detyrën tonë sa më me përgjegjësi dhe të përpiqemi të bëjmë një rezultat pozitiv kundër Arabisë Saudite.

– Na pret një sfidë e fortë. Kundërshtari po përgatitet për Botërorin dhe ndoshta do të motivohen për të fituar dhe për të rritur besimin para fillimit të Botërorit. Na takon neve të tregojmë cilësinë, të justifikojmë besimin e trajnerit dhe të konfirmojmë se në ligën tonë ka futbollistë me potencial reprezentues”, tha Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close