KF Besa ka njoftuar afrimin e sulmuesit Vlatko Stojanovski, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin pranveror. Klubi ka arritur marrëveshje me lojtarin, i cili do të mbrojë ngjyrat e Besës deri në fund të kampionatit.


Stojanovski, një sulmues me përvojë dhe cilësi, pritet të përforcojë repartin ofensiv të ekipit në sfidat e ardhshme. Në Dobërdoll kalon nga Rabotniçki, derisa më herët ishte pjesë Shkëndijës së Tetovës. KF Besa e ka mirëpritur ngrohtësisht dhe i ka uruar shëndet dhe suksese në këtë rrugëtim të përbashkët.
Ky transferim sinjalizon ambiciet e Besës për të pasur një paraqitje sa më të mirë në vazhdimin e kampionatit.

