Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha do të vazhdojë karrierën te skuadra e Groznit në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar ka vazhduar kontratën me Groznin deri në vitin 2025. “Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek Grozni deri në vitin 2025. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe, të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë”, ka shkruar mes tjerash Berisha. Kosovari pjesë e Groznit është që nga viti 2017-të, përderisa më herët ka luajtur edhe për Anzhin, Skenderbeun dhe Besën.


