Karim Benzema ka folur në konferencë për shtyp, për njoftimin nga Real Madridi.

Benzema ka deklaruar se dëshira e tij ishte që të përfundonte karrierën në Real Madrid.
“Doja të përfundoja karrierën në Real Madrid, por ndonjëherë jeta të jep një shans tjetër. Është një vendim shumë i vështirë që e kam marrë me familjen time. Por nuk do ta harroj kurrë Real Madridin”, u shpreh Benzema.

