Bellingham: Për të përjetuar mbrëmje si ajo në ‘Wembley’ kam ardhur te Real Madridi

“Finalja e Champions League është arsyeja pse erdha këtu”. Jude Bellingham e tha qartë gjatë “Open Media Day” të Real Madridit, e mbajtur dje në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund, më 1 qershor në “Wembley”: “Është një ndeshje shumë e veçantë për mua, por do të më duhet të lë mënjanë emocionet e mia”.

Në fakt, mesfushori u largua nga verdhezinjtë gjermanë verën e kaluar për të mbërritur në Spanjë, duke shpjeguar, siç raporton “Marca”, se nuk kishte folur me ish-shokët e tij në periudhën e fundit:

“Nuk kam folur me asnjë prej tyre këtë javë, vetëm pak kohë më parë me Jadon Sancho, të cilit i thashë se do të takoheshim në Londër për finalen. Te Borussia Dortmundi më pritën shumë mirë qysh kur mbërrita atje dhe kjo do të thotë shumë për mua”.

Pastaj ka vend për vitin e tij të parë me fanellën e “Los Blancos”: “Ishte një sezon i mrekullueshëm. Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Champions League dhe të shënoj me këtë fanellë, sepse Real Madridi është gjithmonë i lidhur me historinë e këtij kompeticioni.

Në finale do të jetë e rëndësishme të luash në më të mirën tënde dhe jam i sigurt që stafi po analizon gjithçka për të fituar, kam besim 100%”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close