Belingam: Jemi Real Madridi, mos dyshoni te ne

Xhud Belingam u kthye te sezonit i kaluar. Pasi kishte “agjëruar” për shumë kohë, anglezi në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola. Seria filloi në Leganes dhe ka vazhduar me golat kundër Getafes, Bilbaos, Xhironës dhe Atalanta-s, që e kanë vendosur atë si golashënuesin e tretë më të mirë të skuadrës pas Vinicius Jr dhe Mbape. Ndaj Atalantës ai ka qenë vendimtar, duke shënuar dhe një nga tri golat e fitores së Realit.

Ka qenë një ndeshje e vështirë. Do të ishte e vështirë për shkak të mënyrës së lojës dhe intensitetit. E kemi parë tashmë në Superkupën e Europës dhe të martën ishte e ngjashme. Ata janë një skuadër mjaft intensive, luajnë një-kundër-një në të gjithë fushën dhe për ne ka qenë një sprovë e mirë që ia kemi dalë me sukses. Jam i bindur se cilësia jonë ka qenë kyçe. Jo më kot jemi Reali, askush nuk mund të dyshojë te kjo skuadër”, tha ai në “Real Madrid TV”.

Lidhur me golin e tij, Xhud Bellingam shpjegoi

Unë përpiqem të shtoj gjithçka që mundem në lojën time. Unë shoh diçka që më pëlqen dhe përpiqem ta bëj. Po fitoj besim te vetja para portës dhe kjo po më ndihmon të shënoj.

Anglezi tregoi se skuadra ishte shumë e qartë se si duhet të luante kundër Atalantë.

Kur e dini se është një ndeshje vendimtare, duhet të jeni gati për një gjë të tillë. Ne u treguam të shkathët në hapësira. Gjithashtu u treguam të zgjuar pasi e tërhoqëm kundërshtarin nga pozicioni i tij. Me Brahimin folëm para golit që ai të futej nga brenda dhe unë të shfrytëzoja hapësirën pas mbrojtësit të krahut. Kjo skemë funksionoi për mrekulli dhe unë arrita të shënoj”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close