Belica: Infrastruktura, bën dallimin mes futbollin në Maqedoni dhe Shqipëri

Për derbinë Partizani-Dinamo, por edhe për atë çka po bën në Maqedoni me Rabotniçkin, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur Egzon Belica. Ish-kapiteni i kuq shprehet se largimet e kanë dobësuar ekipin dhe misioni për titullin është vështirësuar, por nuk është bërë i pamundur.

Egzon, po bëni një sezon fantastik me Rabotniçkin. Duket sikur titulli po kthehet në një objektiv real tashmë, apo jo?

Gjysma e këtij kampionati kaloi shumë mirë. Deri më tani kemi bërë një sezon fantastik, duke dalë jashtë çdo parashikimi, sepse ne jemi një ekip me lojtarë të rinj në përbërje. Në fillim të sezonit titulli nuk ishte objektivi, por meqë tani jemi në vend të parë, nuk kemi arsye përse të mos e pretendojmë.

Jeni 34 vjeç tashmë, por duket sikur në futboll keni akoma shumë për të dhënë. Si po ndiheni këtë sezon?

Epo, 34 vite nuk janë shumë. Kam ende shumë për të dhënë, pavarësisht moshës. I kam 34 vite, por luaj me dëshirën e një 24-vjeçari. Po mundohem të shijoj çdo moment në fushë dhe kujdesem shumë për veten jashtë saj. Nuk kam ndërmend të ndalem.

Keni luajtur në të dyja ligat. Si ju duket niveli i ligës së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut?

Ekipet e kreut këtu në Superiore kanë shumë cilësi dhe kualitet brenda tyre. Ndoshta ekipet që janë më poshtë kanë janë më pak cilësore, por edhe aty ka diçka të mirë, sepse po shoh të tregojnë veten plot djem të rinj. Me kohë dhe ndeshje mbi supe do të rriten edhe ata. Kurse niveli në Maqedoni po vjen çdo vit e më shumë në rritje. Gjysma e ekipeve kanë pronarë të huaj dhe kanë afruar lojtarë mjaft cilësorë. Sikur edhe infrastruktura të ishte si në Shqipëri, besoj se nuk do të kishte aspak diferenca

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close