Klubi i basketbollit Peja ka fituar edicionin e sivjetshëm të Kupës së Kosovës, pasi në finalen e madhe mundi skuadrën Ylli me rezultatin 79:64.

Pejanët ishin më të mirë në parket, duke shkëlqyer ne periodën e parë me 17 pikë diferencë, ndërsa epërsinë e ruajtën deri në fund për fitore të merituar. Më i miri në radhët e Pejës ishte Nigel Johnson me 20 pikë dhe 11 asiste, ndërsa u dalluan edhe Sirko me 16 pikë si dhe Hajrizi që shtoi edhe 13 pikë tjera. Në anën tjetër, Zekiqi bëri diferencën te skuadra e Yllit me 20 pikë të realizuara.
Për skuadrën e Pejës ky ishte trofeu i parë pas vitit 2015-të dhe i 6-ti në histori të klubit./Sportmania.al

