Murati: Në Strumicë për të dëshmuar cilësinë

Xhiroja e parë pranverore në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut sjell derbi në Strumicë, ku përballen dy nga tre skuadrat e kreut të renditjes. Shkëndija kërkon fitore për të vazhduar të ndjek Vardarin në luftën për titullin e kampionit, ndërsa me ambicie të ngjashme shfaqen edhe strumicasit që megjithatë asnjëherë publikisht nuk deklarohen si konkurent për titullin.

“Çdo ndeshje ka specifikat e veta dhe kur flasim për startin e gjysmësezonit sigurisht se dëshira për të nisur me këmbë të mbarë krijon presion në secilën skuadër. Por mendoj se jemi mjaftueshëm me përvojë për të treguar pjekuri në menaxhimin e presionit dhe të manifestimit të cilësisë në terren. Natyrisht se jemi të gatshëm të përballemi me vështirësitë që do të na krijojë Akademia Pandev, pasi si ne edhe ata duan fitoren. Vlerësoj kundërshtarin, por besoj se jemi ekip më e mirë dhe këtë do të kërkojmë ta dëshmojmë në terren” deklaron nga Strumica për ‘Sportmania’, mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Mevlan Murati. Tetovarët që të shtunën janë transferuar në Strumicë, me qëllim sa më të gatshëm të presin duelin me Akademia Pandevin.

Përballja Akademia Pandev-Shkëndija luhet sot në Strumicë me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close