Atalanta fiton Romën me përmbysje, asiston edhe Gjimshiti

Atalanta mposht me përmbysje Romën dhe blindon vendin e 4-t, pozicion që e kualifikon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në përballjen direkte për Europën që vlen miliona, bergamaskët arritën të merrnin një fitore me shifrat 2-1 ndaj skuadrës së Fonsecas që thelloi krizën e Romës por edhe avantazhin e zikaltërve ndaj verdhekuqëve në renditje në plot 6 pikë.

Kur Edin Dzeko zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë u duk sikur do të vinte edhe kthesa e Romës, por në pak minuta në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Gasperinit përmbysi rezultatin në favor të saj me golat e dyshes Palomino-Pasalic.

Mbrojtësi argjentinas shënoi pas asistit të Berat Gjimshitit ndërsa mesfushori kroat me një perlë vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë nga stoli, i dha fitoren Atalantës që u ngjit në kuotën e 45 pikëve./SS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close