Hamza Rahmani firmos me Vëllazërimin e Kërçovës

Talenti shkupjan, Hamza Rahmani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës që garon në Ligën e Dytë – Perendim të Maqedonisë së Veriut. 17 vjeçari është i dalur nga shkolla e Shkupit, ndërsa pjesë e ekipit të parë është dy vitet e fundit, me çka kishte debutuar me 16 vjet e 4 muaj.

Rahmani me Vëllazërimin e Kërçovës ka firmosur kontratë 1 vjeçare. 17 vjeçari gjithashtu është standart pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që skuadra kërçovare drejtohet nga trajneri turk Huseyin Hursoy, i cili sezonin e kaluar ishte ndihmës-trajner te FC Shkupi dhe njeh mirë kualitetet e talentit Rahmani./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close