Ekipi i Trabzonsporti ka arritur të shënojë fitore kundër Gaizantepit me rezultatin 4:2 në kuadër të xhiros së 34 të Superligës Turke, ndërsa golashënues ka qenë edhe kapitetin e Maqedosisë Veriut, Enis Bardhi.

Futbollisti shqiptar barazoi rezultatin përkohësisht në 2:2, duke shënuar gol në minutën e 65-të.
Ndërkohë tre golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuachu.
Për Enis Bardhin ky ishte goli katërt që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë.
Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të tubuara.

