Barcelona ka publikuar listën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Benfikës.


Në këtë listë mungon Dani Olmo, i cili ka pësuar së fundi një lëndim, ndërsa risia në këtë listë është Ansu Fati, i cili ftohet nga Flick pas katër ndeshjeve moslojë. Kujtojmë se ndeshja mes Benfikës dhe Barcelonës, do të zhvillohet nesër në “Estadio Da Luz”, në orën 21:00./IndeksOnline/

