Barcelona gati të largojë FrenkiDe Jongun, Liverpulli vihet në aksion

Barcelona thuhet se është gati të shesë mesfushorin Frenkie de Jong gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas mediumit Fichajes, Barcelona është e gatshme ta lejoj largimin e holandezit për 40 milionë euro në verë.

Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2026, por klubi e sheh këtë si një shans për të mbledhur fonde dhe për të shmangur humbjen e tij për më pak më vonë. Liverpooli thuhet se po udhëheq garën për nënshkrimin e tij dhe ata po përgatisin një ofertë hapëse prej 35 milionë euro, që është nën vlerësimin e Barcelonës.

Klubet saudite kanë shfaqur gjithashtu interes, por një lëvizje në Ligën Premier duket më e mundshme. Manchester Unitedi më parë ishte i etur, por tani mund të jetë prapa Liverpoolit në ndjekje. Me marrjen e përgjegjësisë nga Arne Slot, Reds po kërkonje të forcojë mesfushën e tyre, veçanërisht me pasigurinë për Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.

Barcelona është e hapur për të shitur nëse Liverpool përmbush çmimin e kërkuar. Nëse nuk bihet dakord për rinovim të kontratës, ky mund të jetë sezoni i fundit i De Jong në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close