Barcelona do të luajë në “Monzhuik” deri në muajin shkurt

Gjiganti spanjoll i futbollit, Barcelona do të vazhdojë të luajë në stadiumin “Olimpik Luis Kompanjes” (ish Montzhuik) deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ky vendim pasi u bë e qartë se asnjë skuadër nuk lejohet të ndryshojë stadium në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Barcelonës iu dha pak më shumë kohë për të rinovuar plotësisht dhe zgjeruar “Kamp Nou”-n e tyre legjendar.

Tempulli i Barçës pritet të përfundojë më së voni deri në verën e vitit 2026, kur kapaciteti do të jetë maksimumi – 105,000 spektatorë. Katalanasit e kanë fillimin e mirë të sezonit, janë lider në Primera dhe po tregojnë lojëra brilante edhe në rangun e elitës së UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close