Barcelona bëhet me trajner të ri, vjen një vendim i madh nga Suarez

Barcelona ka zyrtarizuar emërimin e Ronald Koeman në postin e trajnerit.

Me ardhjen e holandezit, ende është e paqartë se cilët futbollistë janë pjesë e planeve të tij ose kush janë ata që duhet të gjejnë një angazhim të ri.

Megjithatë, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporon se Luis Suarez dëshiron të mbetet në klub së paku edhe një vit tjetër, transmeton lajmi.net.

“Luis vazhdon të jetë në pritje dhe askush nuk i ka komunikuar asgjë”, deklarojnë të afërm të Suarezit.

Ylli uruguaian së fundi spekulohej se ka zgjuar interesim nga Inter Miami në Major League Soccer. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close