Vedat Muriqi te Lazio shihet punë e kryer. Gazetari i mirënjohur i sportit në Turqi, Yagız Sabuncuoglu, raporton se marrëveshja është arritur.

Ai raporton se transferimi i Muriqit do t’i kushtojë Lazios 18 milionë euro.
Sulmuesi i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon, dhe do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Serie A.
Lazio ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, dhe Muriqi do të ketë mundësinë që sezonin e ardhshëm të luajë në nivelin më të lartë të futbollit në Evropë.

