“Barça po ndërton një ekip fantastik”, Ancelotti: Por mua më shqetëson diçka tjetër

Real Madrid ka zhvilluar një sezon fantastik sezonin e kaluar duke fituar kampionatin në Spanjë dhe Champions League në Europë. Një arritje që shumë pak mund ta kishin imagjinuar në fillimin e sezonit të kaluar dhe që u bë më e pabesueshme pas disa fitoreve të çmendura të Los Blancos në rrugën drejt finales. Skuadra e Carlo Ancelotti-t do të ketë detyrën e vështirë që të mbrojë titullin në La Liga dhe atë në Champions në sezonin 2022/23. Detyrë aspak e lehtë dhe që mund të bëhet akoma më e vështirë nga përforcimi i rivalëve të përjetshëm të madrilenëve, Barcelona.

Këtë e ka pranuar vetë trajneri Ancelotti, i cili ka thënë pas miqësores së fituar kundër Juventus-it: “Besoj se Barcelona po ndërton një skuadër fantastike, por mua më shqetëson skuadra ime. Duhet të jem i përqendruar te ne, jo te të tjerët. Nëse jam i befasuar nga blerjet e tyre? Në futboll nuk më befason më asgjë. Barcelona është një skuadër që duhet respektuar gjithmonë dhe këtë vit do të jetë rivalja jonë deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close