Barack Obama mund të bëhet pronar i ekipit legjendar të NBA

Robert Sarver, president i Phoenix Suns ka nxjerrë në shitje aksionet e klubit, së bashku me ekipin e femrave, Phoenix Mercury. Arsyeja ka të bëjë më faktin se në organizatë është krijuar një mjedis jo i këndshëm. Javët e fundit, pra, ka shumë thashetheme për blerës të mundshëm, të cilët në çdo rast duhet të shpenzojnë më shumë se 3 miliardë dollarë.

Mes këtyre zërave, Barack Obama është një nga të interesuarit. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të bëhet përfaqësuesi i një grupi investitorësh që do të ishin të interesuar për Suns. Obama është i pasur, por jo aq i pasur sa të bëhet pronar i vetëm, por ai mund të marrë një pakicë aksionesh.

Edhe vetë investitorët besojnë se kjo është një ide që mund të funksionojë.Lajmi duket se ka rrjedhur nga podkasti i gazetarit amerikan, Bill Simmons i The Ringer:“Me siguri po jap disa lajme të vërteta, por kam dëgjuar se Obama është i përfshirë në një nga grupet. Pronarët e tjerë do të ishin kaq të lumtur ta kishin atë si një përfaqësues zyrtar “

Nuk munguan pyetjet për trajnerin, Monty Ëilliams, për të zbuluar se çfarë mendonte ai për një marrëveshje si kjo:”Unë nuk prirem të komentoj mbi spekulimet, por mendoj se dikush do ta vlerësonte një bashkëpunim me dikë të tillë,” tha Ëilliams, sipas HoopsHype. ” Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, por herët a vonë marrëveshja në lidhje me shitjen e Suns do të përfundojë dhe duke parë Barack Obamën si pronar i pakicës i një ekipi të NBA mund të bëjë shumë njerëz të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close