Sassuolo prezantoi Nedim Bajramin, një nga dy lojtarët e rinj që mbërriti nën urdhërat e trajnerit Dionisi gjatë merkatos së dimrit: “Jam shumë i lumtur që kam debutuar kundër Atalantës. Ishte një ndeshje e rëndësishme, që e fituam. Më mungoi vetëm goli. Musso ishte i mirë, por edhe unë mund të kisha gjuajtur më mirë.

Zgjodha Sassuolon sepse është një klub shumë i rëndësishëm, me një trajner që e njihja tashmë. Kam folur edhe me të, me bashkëlojtarët, të cilët janë djem shumë të fortë. Është një ambient i ngjashëm me Empolin, me lojtarë të rinj që dinë të luajnë futboll. Jam shumë i lumtur këtu”.
Përshtypja e parë ishte tashmë e mirë: “Java e parë ishte e mirë. Gjeta dy-tre lojtarë që i njihja dhe të tjerë që më pritën shumë mirë. E kisha takuar Pinamontin tek Empoli, shkova shumë mirë me të si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt.
Dua ta ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia dhe të shënoj sa më shumë gola, të jap dhe asiste. Të dielën ndaj Udinese na pret një ndeshje shumë fizike, kundër një skuadre që luan më së miri një kundër një. Duhet të luajmë lojën tonë dhe ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ai ka kujtime mbresëlënëse nga Empoli: “Tri vitet e gjysmë tek Empoli ishin të bukura, momenti më i mirë ishte fitorja e Serie B me trajnerin Dionisi. Mësova shumë prej tij. Kam shënuar shumë gola, shto këtu mjaft asiste, ndaj jam i lumtur që e bëra këtë për Empolin. Por ju gjithmonë mund të përmirësoheni”.
Më pas ai shpjegon rolin e tij: “Ndihem si mesfushor-sulmues, por mund të luaj edhe mesfushor ose anësor i lartë. Zidane është idhulli im. U godita shumë nga eleganca e tij, inteligjenca e tij në fushë”.

