
Gjiganti gjerman Bajern Munihu dëshiron të mbajë yllin e ri Xhamal Musiala dhe negociatat për një kontratë të re janë duke u zhvilluar, mirëpo nuk ka asnjë shenjë përparimi.
Lajmi i fundit është se bavarezët janë gati ta lënë Musialën të largohet vetëm nëse ndonjë klub ofron 140.000.000 euro. Sipas mediave angleze dhe gjermane, Musiala ka kontratë me Bajernin deri më 30 qershor 2026. Musiala dëshiron të vazhdojë kontratën, por kërkon një pagë javore prej 350 mijë eurosh. Bajerni nuk është gati ta pranojë këtë kusht, duke qenë se kërkesat e futbollistit janë shumë të mëdha.
Klubet më të mëdha evropiane si Real Madridi, Man. Siti, Man. Junajted, Liverpulli dhe Arsenal janë të interesuar për Musiala. Musiala e filloi karrierën e tij te Çellsi dhe mbërriti te Bajern në vitin 2019. Në 167 ndeshje për klubin e Munihut, ai shënoi 45 gola.

