Kylian Mbappe thuhet se u la në stadium nga autobusi i ekipit të Paris Saint-Germain pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.

Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm të ndeshjes në “Signal Iduna Park” teksa skuadra e Bundesligës mori fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Jadon Sancho ishte më i miri për Dortmundin, ndërsa Mbappe u mbajt relativisht i qetë nga mbrojtja e ashpër e klubi verdhezi.
Francezi goditi shtyllën në pjesën e dytë, por nuk pati fat ta gjejë golin në ndeshjen e parë.

