Atletiko Madrid po shqyrton mundësinë e ofertës për mbrojtësin e Paris Sen Zhermenit, Milan Shkriniar. Trajneri Diego Simeone dëshiron të shtojë një tjetër opsion në linjën e mbrojtjes dhe sllovaku, i cili është i pakënaqur me statusin e tij rezervë në PSZH, është në mesin e nënshkrimeve të mundshme.

Këtë sezon, Atleticko ka nënshkruar me Robin Le Normand dhe Klement Lenglet, por klubi po planifikon nënshkrime të mëtejshme, pasi Aksel Vitsel dhe Cesar Azpilikueta, të cilëve u skadon kontrata, pritet të largohen nga ekipi gjatë verës.
Lenglet, i cili është i huazuar nga Barcelona, ka lënë përshtypje të mirë me paraqitjet e tij, por për momentin nuk është e sigurt nëse do të qëndrojë në klub. Negociatat për blerjen e mundshme janë ende në pritje. Sa i përket Shkrinarit, PSZH kërkon rreth 35 milionë euro për shërbimet e tij. Përveç Atlétikos, për të interes po shfaq edhe Juventusi, i cili sipas spekulimeve tashmë ka marrë një përgjigje pozitive nga lojtari.

