Mikel Arteta emëroi një ekip relativisht të ri për t’u përballur me Bolton Vanderers në “Carabao Cup”. “Topçinjtë” triumfuan ndaj Boltonit me rezultat të thellë 5-1, falë golave të shënuar nga Deklan Rajs, Rahim Sterling, Kai Havertz dhe një dygolësh nga i riu Etan Nvaneri, 17 vjeçar.

Edhe në stol, disa adoleshentë ishin të përfshirë dhe një gazetar e pyeti Mikel Artetën nëse kishin shkollë të nesërmen në mëngjes. Shefi i Arsenalit buzëqeshi dhe ishte i qartë.
“Ka disa futbollist, ata do të duhet të jenë atje në shkollë në mëngjes, pasi kanë mësime. Do të jetë e mrekullueshme që ata gumëzhinin pas ndeshjes, ata folën me lojtarët vetëm për t’i falënderuar ata gjithashtu, ishte një moment i bukur,” tha mes tjerash Arteta.
Kujtojmë që në këtë sfidë debutoi edhe talenti i madh shqiptar Maldini Kaçurri për Arsenalin.

