Arsimi i Çegranit numëron deri në 9-të

Fitore rekorde për Arsimin e Çegranit në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Plotë 9 gola kanë realizuar futbollistët e Çegranit sot në duelin e xhiros së 6-të përballë Borecit të Velesit.

Tre gola të Erion Shukut, nga një realizim nga Emir Aliu, Burim Sadiki, Mahir Ajrulla, Argjend Gafuri, Albulen Imeri dhe një autogol i mysafirëve çuan deri në 9-të numrin e golave të shënuar nga skuadra e drejtuar nga Bujar Islami.

Kjo ishte fitorja e tretë e Arsimit në ndeshjen e gjashtë në debutimin e tyre në Ligën e Dytë dhe triumfi i dytë në terren vendas. Ndeshjen e rradhës çegranasit e luajnë më 8 tetor në Strugë kundër Karaormanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close