Teteksin e pret ndëshkim serioz, tifozi futet në terren dhe godet futbollistin mysafir

Skena të turpshme vijnë nga Tetova, ku dueli i xhiros së 6-të në Ligën e Dytë ndërmjet Teteksit dhe Sasa-s nuk priti fundin. Ndërprerja erdhi në kohën shtesë kur mysafirët avansonin 0:2, në fushë kishte pak ”xixa” mes lojtarëve të dy ekipeve që po kontestoheshin mes veti pas një fauli, ndërsa në terren hyri një tifoz.

https://fb.watch/fUhmH1e7NB/

Tifozi me shpejtësi dhe në mënyrë qyqare nga pas shpinës godit fortë në fytyrë sulmuesin Boshko Stupiq, para se të largohej me vrap nga terreni.

Ky akt bëri që arbitri të ndërpriste ndeshjen para kohe, ndërsa Teteksi do të përballet me masa serioze disiplinore pas këtij skandali.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close