Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku ka gjetur ekip të ri dhe sezonin e ri do të luajë në Ligën e Dytë të Spanjës te skuadra e Kartagenas. Këta të fundit e kanë zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin shqiptarë dhe e kanë prezantuar Sadikun për mediat. Sadiku ka firmosur kontratë 1 vjeçare me klubin spanjoll, me opsion rinovimi edhe për 1 sezon tjetër. Shqiptari te Kartagena u transferua si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Las Palmasin. Sadiku gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë ekipe të ndryshme si Levante, Erzurumspori, Bolivari, Malaga, Lugano, Cyrihu, Vaduzi e Legia Varshava.


